Mbyten 2 minatorë në Medvegjë

Date:

Trupat e pajetë të T.N. (48) dhe Z.P. (53) janë gjetur mbrëmë rreth orës 23:00 në gropën e minierës.

Trupat e pajetë të dy minatorëve në Lec, në rrethinë të Medvegjës janë gjetur mbrëmë rreth orës 23 në gropën e asaj miniere, shkruan gazeta serbe “Novosti”, transmeton rtvpresheva.com.

Shkaku më i besueshëm i tragjedisë në të cilën, sipas informatave jozyrtare, kanë pësuar T.N. (48) dhe Z.P (53) është helmimi me gaz.

Njëri prej dy të vdekurve ishte mbikëqyrës dhe ai bashkë me kolegun e vet ka zbritur në gropë edhe pse ishin të paralajmëruar prej kolegëve që mos të zbresin. Pasi që nuk janë kthyer, kishte filluar kërkimi.

Kur i kishin gjetur, nuk jepnin shenja jete, dhe mjekët kanë mundur vetëm të konstatojnë vdekjen.

Mjeku Nebojsa Arsic, kryetari i komunës së Medvegjës, ka thënë se të dy minatorë janë nga Maqedonia.

Gjatë ditës në minierën “Lec” pritet të arrijë inspektori i minierave në mënyrë që të konstatohen shkaqet e sakta të kësaj fatkeqësie të rëndë.

Drejtori Dusko Gagic nuk ka qasje sipas gazetës, por se ajo jo zyrtarisht merr vesh se në minierë janë marrë të gjitha masat të parapara në rrethanat e jashtëzakonshme, ndërsa trupat e të vdekurve do të dërgohen në obduksion.

Kommentieren Sie den Artikel

Bitte geben Sie Ihren Kommentar ein!
Bitte geben Sie hier Ihren Namen ein

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

GJEJEMJEKUN.COM – IDEJA QE SYNON TA SJELLE SEKTORIN SHENDETESOR TE KOSOVES NE NJE VEND

Gjetja e nje mjeku, klinike apo sherbimi shendetesor ne...

Si e shteroi Irani arsenalin raketor të Amerikës

Një armëpushim mund t'i ketë dhënë fund luftimeve midis...