Konferencë rajonale në Durrës, pjesmarrës kryetarët Kamberi dhe Sinani

Date:


Kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, dhe kryetarja e komunës së Preshevës, Ardita Sinani, po marrin pjesë në Konferencën rajonale me theks në luftën kundër ekstremizmit.
Në konferencën e organizuar nga Asociacioni ndërkombëtar për menaxhimin e qyteteve/regjioneve (ICMA), po marrin pjesë të gjitha qytetet dhe komunat e Ballkanit perëndimor të cilat janë pjesë e Rrjetit të qyteteve dhe komunave të forta (Strong Cities).
Në konferencë po marrin pjesë mbi 60 qytete dhe komuna të Ballkanit perëndimor, organizata dhe institucione të ndryshme ndërkombëtare.
Konferencën nga afër po e përcjell përfaqësuesi i Departamentit amerikan të shtetit, Michael Duffin, përfaqësuesit e Misionit të OSBE-së nga Shqipëria dhe Serbia, përfaqësues të ambasadave të ndryshme dhe organizatave aktive në luftën kundër ekstremizmit.
Komuna e Bujanocit dhe e Preshevës, nga anëtarsimi në Rrjetin e qyteteve dhe komunave të forta (Strong Cities), kanë marrë pjesë në tri konferenca ndërkombëtare, duke filluar nga ajo e Danimarkës, Ulqinit dhe tash në konferencën e Durrësit.

Kommentieren Sie den Artikel

Bitte geben Sie Ihren Kommentar ein!
Bitte geben Sie hier Ihren Namen ein

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

GJEJEMJEKUN.COM – IDEJA QE SYNON TA SJELLE SEKTORIN SHENDETESOR TE KOSOVES NE NJE VEND

Gjetja e nje mjeku, klinike apo sherbimi shendetesor ne...

Si e shteroi Irani arsenalin raketor të Amerikës

Një armëpushim mund t'i ketë dhënë fund luftimeve midis...