Qeveria: Nuk ka të dhëna zyrtare se Ministri Rikalo ka bërë krime

Date:

Zyra e kryeministrit Ramush Haradinaj i ka marrë me shqetësim reagimet e disa qytetarëve në lidhje me mundësinë e përfshirjes së një anëtari të kabinetit qeveritar, ministrit Nenad Rikalo, në, siç pretendohet, keqtrajtimin e qytetarëve të Prishtinës gjatë periudhës së vitit 1999. Menjëherë pas këtyre deklaratave, qeveria ka kërkuar nga Prokuroria që ta hetoj këtë rast, derisa nga hetimet e dertanishme del se Rikalo nuk ka bërë krime.

“Menjëherë pas kësaj, përmes kanaleve zyrtare dhe me shkrim, kam kërkuar informata nga Prokuroria e Shtetit, Agjencia Kosovare e Inteligjencës dhe Policia e Kosovës lidhur me pretendimet e qytetarëve për përfshirjen e tij në aktivitetet e përmendura më sipër. Nga përgjigjet që kam marrë, në rrugë zyrtare, nga këto tri institucione të shtetit, nuk ka asnjë të dhënë se ai ka qenë i përfshirë në veprimet e tilla”, thuhet në reagimin e Zyrës së Ramush Haradinajt.

Si kryeministër i vendit, Haradinaj i siguron qytetarët e Kosovës, se jo vetëm në këtë rast, por edhe në çfarëdo situate të ngjashme, do të veproj sipas ligjit dhe përgjegjësive institucionale.

Ndryshe, pas publikimeve në media se ministri serb Riaklo, ishte pjesë e strukturave kriminale serbe që kanë bërë krime kundër shqiptarëve në Kosovë, kanë reaguar organizata jo qeveritare dhe deputetë nga Kuvendi i Kosovës, të cilët kërkojnë nga Ramush Haradinaj shkarkimin e Rikalos nga kabineti qeveritar dhe nisjen e hetimeve gjyqësore ndaj tij.

Kommentieren Sie den Artikel

Bitte geben Sie Ihren Kommentar ein!
Bitte geben Sie hier Ihren Namen ein

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

GJEJEMJEKUN.COM – IDEJA QE SYNON TA SJELLE SEKTORIN SHENDETESOR TE KOSOVES NE NJE VEND

Gjetja e nje mjeku, klinike apo sherbimi shendetesor ne...

Si e shteroi Irani arsenalin raketor të Amerikës

Një armëpushim mund t'i ketë dhënë fund luftimeve midis...