Në prag të zgjedhjeve të përgjithshme, Partia Demokratike e Kosovës kishte afruar disa figura në mesin e saj.
E si duket, këtë avaz, PDK do ta vazhdoj edhe para zgjedhjeve lokale.
Në fakt, një prej figurave kontraverse të Veriut Mitrovicës, Bojan Bozhoviq, ish agjent i AKI-së, ka paralajmëruar aderimin e tij në partinë e Kadri Veselit për ditën e nesërme.
Lexoni statusin e plotë të Bojan Bozhoviqit”:
Nesër në ora 10:00 do të nënshkruaj aderimin tim në PDK ne kryeselinë e PDK-së në Prishtinë (Qytet Pejton )
Si ish gazetar e nga nesër si politikan do të vazhdoj kontributin tim për Kosovën e për qytetarët e këtij vendi.
Njoftoj ish kolegët gazetarë se nesër ne ora 10:30 do të dalë haptas për mediat, ne selinë të PDK-së.
I juaji Bojan Bozhoviq.

