Islam Jusufi: Kurrë s’mundë të më shkarkojnë mua si drejtor anëtarët jolegjitim të APN-së

Date:

Drejtori i shkollës së mesme teknike “Presheva” në Preshevë, Islam Isufi ka reaguar ndaj anëtarëve të këshillit të shkollës për tentim-shkarkimin jolegjitim të tij nga detyra e drejtorit të këtij institucioni.

Ai përmes një deklarate për media ka akuzuar anëtërët e Alternativës për Ndryshim që janë shkarkuar nga kuvendi komunal i Preshevës dhe dy anëtër të grupit të ndarë nga Partia Demokratike Shqiptare.

“Me ç’rast tre anëtarë jolegjitim të APN-së (që janë të shkarkuar nga Kuvendi komunal i Preshevës) dhe dy të Telat Arifit, veprojnë në mënyrën më perfide antinjerëzore të shkaktojnë gjendjen kaotike në këtë vatër arsimore e cila është në rrjedhën më të mirë të zhvillimit të procesit edukativo arsimor të nxenësve në këtë komunë”, është shprehur Isufi.

Islam Isufi tha se këta anëtarë sot tentuan në mënyrë të dhunshme të pengojnë mbajtjen e mbledhjes së këshillit të kësaj shkolle nga anëtarët legjitim.

“Ata të shkarkuarit dhe të pa ligjshmit me brutalitet sot përmes një deklarate kanë kërkuar shkarkimin e drejtorit, që kurrë nuk do ta arrijnë këtë qëllim të errët për interesat e tyre grupore”, theksoi mes tjerash drejtori i shkollës së mesme në Preshevë, Islam Isufi.

Isufi deklaroi se kryetari i këshillit të shkollës Selami Mustafa ka shtyer në afat të pacaktuar mbajtjen e mbledhjes tjetër, shkaku i kësaj është pjesëmarrja me dhunë e tre “anëtareve” jo legjitim nga rradhët e APN-së.

Islam Isufi udhëheq shkollën mesme teknike “Presheva” në Preshevë nga viti 2015./rtvpresheva.com/

1 Kommentar

Kommentieren Sie den Artikel

Bitte geben Sie Ihren Kommentar ein!
Bitte geben Sie hier Ihren Namen ein

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

GJEJEMJEKUN.COM – IDEJA QE SYNON TA SJELLE SEKTORIN SHENDETESOR TE KOSOVES NE NJE VEND

Gjetja e nje mjeku, klinike apo sherbimi shendetesor ne...

Si e shteroi Irani arsenalin raketor të Amerikës

Një armëpushim mund t'i ketë dhënë fund luftimeve midis...