A po atakohet edhe Bujanoca, deputeti i SNS themelon organ paralel?

Date:

Deri sa në Preshevë skena politike është më e acaruar se kurr më parë pas vendimit të qeveris së Serbisë për emrimin e Këshillit të përkohshëm, ku emërimi i kryetarit të këti organi dhe një anëtari nga APN, si dhe emërimi i një anëtari nga SNS-i i presidentit Vuçiç ka shkaktuar reagime të ashpërta nga partit tjera shqiptare (PDSH dhe PVD kanë deklaruar se do ta bojkotojn këtë organ), si duket tani topi po hidhet në komunën tjetër shqiptare, në Bujanoc. Ditë më parë deputeti i SNS-it nga Bujanoca, Nenad Mitroviç kishte inicuar themelimin e klubit ekonomik të Bujanocit, e që sot edhe u zyrtarizua themelimi i këti organi. Në momentin e paralajmërimit për themelimin e këti organi, kryetari i komunës së Bujanocit Shaip Kamberi reagoi ashpër ndaj kësaj iniciative duke theksuar se po tentohet themelimi i një organi paralel, etnikisht i përbërë nga serbët dhe paralajmëroi deputetin Mitroviç që mos të luaj me zjarr. Mirëpo si duket deputeti Mitroviç së bashku me një grup afaristësh serb vazhduan punën e cila sot edhe u finalizua.
Gjatë ditës së sotme është mbajtur takimi mes palëve dhe Mitroviq paralajmëroi se hapi i ardhshëm do të jetë identifikimi i problemeve deri në mbledhjen e ardhshme, shkruan portali “bujanovacke”.
“Në bazë të kësaj do të përcaktojmë prioritetet të cilat do t’i prezantojmë organeve të caktuara shtetërore”, theksoi Mitroviq.
Ai u shpreh se ky klub nuk ka karakter politik por ekonomik dhe se është vetëm iniciator i një subjekti ekonomik që ka të punësuar afro 600 veta. Mbetet të shihet cilët do të jenë reagimet e palës shqiptare ndaj kësaj iniciative e cila u kritikua ashpër nga kryetari i Bujanocës Shaip Kamberi si dhe nga kryetari i PVD-së Riza Halimi.

Kommentieren Sie den Artikel

Bitte geben Sie Ihren Kommentar ein!
Bitte geben Sie hier Ihren Namen ein

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

GJEJEMJEKUN.COM – IDEJA QE SYNON TA SJELLE SEKTORIN SHENDETESOR TE KOSOVES NE NJE VEND

Gjetja e nje mjeku, klinike apo sherbimi shendetesor ne...

Si e shteroi Irani arsenalin raketor të Amerikës

Një armëpushim mund t'i ketë dhënë fund luftimeve midis...