Sot kanë filluar punët në rregullimin e rrugës “Vllezërit Frashëri” në Preshevë. Në hapjen e punimeve ishte prezent edhe kryetari i Organit të përkohsh Shqiprim Arifi i cili deklaroi se qytetit tonë do t’i sigurojmë dhe një arterie shtesë shumë të rëndësishme, për t’i dhënë qytetarëve tanë disa alternativa, për qarkullim më të lehtë në trafik.
Projekti do të vazhdohet në drejtim të Stacionit Hekurudhor, duke përfshirë dhe lagjen rreth xhamisë së Stacionit, me tendencë të zgjidhjes së përgjithshme të problematikës së derdhjes së ujërave të zeza.
Sipas zotit Arifi kjo rrugë do të ndërtohet sivjet shkaku se vitin e kaluar nuk ka qenë e mundur të punohet kjo rrugë nga manovrat politike. Kjo rrugë sipas Arifit do të ketë edhe infrastrukturën e nevojshme përcjellëse./rtvpresheva.com/
Fillon puna në rrugën “Vëllezërit Frashëri”
Date:

