Pas publikimit të lajmit për vdekjen e Jonuz Musliut, Kryeministri Haradinaj përmes një postimi në facebook ka ngushëlluar familjen dhe të afërmit e z.Musliu. Në komunikatën e z.Haradinaj thuhet:
Me dhembje mora lajmin për shuarjen e luftëtarit të lirisë, ish komandant i UÇMPB-së dhe Kryetar i Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Luginë të Preshevës, Jonuz Musliu.
Musliu, një jetë njeriu i është përkushtuar zgjidhjes së drejtë të çështjes së shqiptarëve në Luginë, luftëtar i paepur i të drejtave të njeriut, mik dhe familjar i mirë, do t’i mungojë familjes së tij, dhe komunitetit.
I qoftë i lehtë dheu!
RH

Kryeministri Haradinaj ngushëllon familjen e Jonuz Musliut
Date:

