“Çmendet” Ivanovi: Nuk do ta nënshkruaj kurrë ligjin e Gjuhës shqipe!

Date:

Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorgje Ivanov përmes një komunikatë drejtuar mediave, për miratimin e sotëm në Kuvend të Ligjit për gjuhën shqipe ka thënë se ai është anti-kushtetues dhe anti-shtetërorë, njofton TetovaSot.

Ivanovi për ligjin e Gjuhës shqipe është decid dhe se ai nuk do ta nënshkruajë kurrë këtë ligj që sipas tij ky ligj është miratuar në mënyrë të dhunshme dhe duke shkkelur demokracinë e vendit dhe kushtetutën e Maqedonisë.

“Edhe pas përmbajtjes së saj represive, dhe pas mënyrës së dhunshme që është miratuar, ky ligj nuk është shprehje e demokracisë. Ky ligj është shprehje e tiranisë së shumicës parlamentare mbi shumicën e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë. Shumica e qytetarëve nuk kanë votuar dhe as kurrë nuk do të votonin për një program politik që parashikon një ligj të tillë anti-kushtetues, anti-shtetëror dhe në thelb ligj i padrejtë. Ligji i padrejtë nuk meriton të quhet ligj. Si President i Republikës së Maqedonisë, nuk do ta lejoj këtë. Prandaj, unë nuk do të nënshkruaj një dekret që deklaron një ligj që është miratuar në këtë mënyrë. Një ligj me të cilin keqpërdoret flamuri evropian, një ligj për të cilin nuk u zhvillua asnjë debat për amandamentet që rezultuan nga sugjerimet e mia, një ligj që shfuqizoi të gjitha procedurat, një ligj që është jokushtetues dhe një ligj që shkel garancitë e dhëna. Kushtetuta dhe ndërgjegjja nuk më lejojnë të nënshkruaj një dekret për shpalljen e një ligji të tillë”, thekson Ivanov./www.rtvpresheva.com/

Kommentieren Sie den Artikel

Bitte geben Sie Ihren Kommentar ein!
Bitte geben Sie hier Ihren Namen ein

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

Rrëzohet një avion luftarak MiG-29 i ushtrisë serbe, raportohet për pilot të vdekur

Rrëzohet një avion luftarak MiG-29 i ushtrisë serbe, raportohet...

GJEJEMJEKUN.COM – IDEJA QE SYNON TA SJELLE SEKTORIN SHENDETESOR TE KOSOVES NE NJE VEND

Gjetja e nje mjeku, klinike apo sherbimi shendetesor ne...

Si e shteroi Irani arsenalin raketor të Amerikës

Një armëpushim mund t'i ketë dhënë fund luftimeve midis...