2000 libra dhe 15 bursa për studentët e Luginës

Date:

Kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, së bashku me kryetarin e KNSH-së, Shukri Ymeri dhe zv/kryetarën e KNSH-së, Ardita Sinani, morri pjesë në përfundimin e aksionit “Një libër më shumë për Preshevën. Dhuro libra, dhuro jetë”, të organizuar nga studentët e vitit të dytë master në shkencat e komunikimit pranë Universitetit Bedër në Tiranë.

Vlenë të theksohet se gjatë këtij aksioni janë mbledhur më shumë se 2000 libra të cilat do t’i dhurohen shkollave në Luginë të Preshevës.

Gjatë fjalimit të tij përshëndetës, prof Ferdinand Gjanaj – Rektori i Kolegjit Universitar Beder në Tiranë, vendosi t’i ndajë 15 bursa për studentët e Luginës të cilët vendosin të studiojnë në këtë Universitet.

Kryetari Kamberi, duke faleminderuar studentët e këtij Universiteti, i ftoi për një vizitë në Bujanoc.

Pjesë e këtij organizimi dhe nisme ishte edhe Valon Gashi, gazetari nga Bujanoci, i cili punon dhe vepron në Tiranë./www.rtvpresheva.com/

Kommentieren Sie den Artikel

Bitte geben Sie Ihren Kommentar ein!
Bitte geben Sie hier Ihren Namen ein

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

GJEJEMJEKUN.COM – IDEJA QE SYNON TA SJELLE SEKTORIN SHENDETESOR TE KOSOVES NE NJE VEND

Gjetja e nje mjeku, klinike apo sherbimi shendetesor ne...

Si e shteroi Irani arsenalin raketor të Amerikës

Një armëpushim mund t'i ketë dhënë fund luftimeve midis...