Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ka rekomanduar që Këshilli i Evropës të hapë negociatat për përafrim me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Me këtë rast Kryetari i Komunës së Preshevës Shqiprim Arfi përmes një postimi në profilin e ti në facebook uron Shqipërinë dhe Maqedoninë në avancimin e tyre drejt BE-së.
“Sot ndajmë gëzimin e posaçëm me Republikën e Shqipërisë si dhe Republikën e Maqedonisë me rastin e rekomandimit të Komisionit Europian për fillimin e bisedimeve e këtyre dy shteteve për antarësimin në BE. Jemi mëse krenarë që përpjekjet e kahmotshme si objektiv kombëtare për integrimin e Shqipërisë në BE kanë arritur edhe një rezultat të lavdishëm. Perspektiva europiane është e vetmja alternativë e shqiptarëve në të gjitha trojet, kjo sjellë pas vehte sfida dhe angazhim maksimal në reformat strukturore në të gjitha institucionet. Republika e Shqipërisë tani është një model i shpresës për të gjithë shqiptarët në Ballkan.
Uroj kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama si dhe lidershipin shqiptarë për angazhimin e tyre të palodhur në rrugëtimin e përbashkët të integrimit në Bashkimin Europian si dhe demokratizimin e vendit si vlerë parimore e BE-së.” thuhet në kumtesën e z.Arifi./www.rtvpresheva.com

