Ardita Sinani pjesëmarrëse në konferencën me titull “Dekada e ardhshme e Kosovës: Avancimi i reformave, bashkëpunimi rajonal dhe integrimi evropian”.

Date:

Nën organizimin e Institutit BPRG dhe Demokracisë zhvillim, kryetarja e degës së Partisë për Veprim Demokratik, znj. Ardita Sinani mori pjesë në Konferencën me titull “Dekada e ardhshme e Kosovës: Avancimi i reformave, bashkëpunimi rajonal dhe integrimi evropian”.

Në këtë konferencë të rëndësishme, ku u prek edhe tema e bisedimeve të Brukselit për normalizimin e raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë, raporte nga të cilat lidhen ngushtë edhe shumë probleme me të cilat ballafaqohen Shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Panelistë të kësaj konference ishin krerët institucional e politik të Republikës së Kosovës, duke filluar nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj, kryeparlamentari Kadri Veseli, ministrja e Integrimit europian Dhurata Hoxha, zv.kryeministri Enver Hoxhaj, nënkryetari i LDK – së Lutfi Haziri dhe përfaqësuesi i GDP, Visar Ymeri.

Gjithashtu pjesë e panelit të konferencës ishin edhe shefja e zyres së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, Ruairi O’Connell, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, ambasadori i Norvegjisë Per Strand Sjaastad, zv. Kryeministri i Maqedonisë për Integrime europiane, Bujar Osmani si dhe përfaqësues nga shoqëria civile dhe mediat në Kosovë.

Në diskutimet e panelistëve u prekën tema si forcimi i institucioneve të Republikës së Kosovës, gjetja e kompromisit final për përmbylljen e bisedimeve në mes të Kosovës dhe Serbisë në 10 vjeçarin e kaluar dhe projektimi i këtyre temave në dekadën e ardhshme.

Në panelin e fundit ku ishin prezent Kryeministri Haradinaj, kryeparlamentari Veseli, nënkryetari i LDK-së Haziri si dhe përfaqësuesi i GDP-së, Visar Ymeri, kryetarja Sinani mbajti fjalim rasti ku përveç se theksoi domosdoshmërinë e bashkëpunimit të përfaqësuesve politik të Luginës së Preshevës me krerët institucional e politik të Kosovës, në të njejtën kohë kërkoi që nga të njejtit të kenë kujdes të veçantë sa i përket problemeve me të cilat përballen Shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Preshevë, 25.04.2018
Qendra për Informim e
Partisë për Veprim Demokratik

Kommentieren Sie den Artikel

Bitte geben Sie Ihren Kommentar ein!
Bitte geben Sie hier Ihren Namen ein

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

GJEJEMJEKUN.COM – IDEJA QE SYNON TA SJELLE SEKTORIN SHENDETESOR TE KOSOVES NE NJE VEND

Gjetja e nje mjeku, klinike apo sherbimi shendetesor ne...

Si e shteroi Irani arsenalin raketor të Amerikës

Një armëpushim mund t'i ketë dhënë fund luftimeve midis...