Komuna e Bujanocit po vazhdon me intenzitet të shtuar investimet infrastrukturore. Pas rregullimit të shumë rrugëve, kanalizimeve dhe parqeve rradha i erdhi edhe investimeve në ndriçimin publik dhe ndërrimin e dritave si dhe vendosjen e shtyllave të reja.
Përveç shtrirjes së rrjetit, po bëhet edhe ndrrimi i dritave dhe vendosja e shtyllave të reja në vendbanimet e komunës së Bujanocit.
Sot është duke u punuar në qytet tek çerdhja e fëmijëve “Gëzimi Ynë” dhe vendosja e shtyllave në fshatin Konçul.
Komuna e Bujanocit përmes Departamentit për investime dhe zhvillim do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim të rregullojnë ndriçimin nëpër gjitha bashkësitë lokale./www.rtvpresheva.com/

