Ugljanin viziton edhe Preshevën, takohet me Ardita Sinanin dhe zyrtarët e PVD-së

Date:

Pas vizitës që i bëri komunës së Bujanocit ku u takua me Kryetarin Shaip Kamberi dhe me Kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Shukri Ymerin, Kryetari i Këshillit Nacional të Boshnjakëve, dr.Sulejman Ugljanin gjatë vizitës në Preshevë u takua me zyrtarë të PVD-së dhe me Kryetaren e degës së PVD-së znj.Ardita Sinani. Me këtë rast Shërbimi për informim i PVD-së doli me një informatë në të cilën thuhet:

Gjatë ditës së sotme, në ambientet e Partisë për Veprim Demokratik, kryetarja e degës së PVD – së në Preshevë, Ardita Sinani e shoqëruar edhe nga këshilltarët e PVD në Kuvendin komunal, priti kryetarin e Këshillit Nacional të pakicës Boshnjake, dr. Sulejman Uglanin me bashkëpunëtorët e tij.

Vizita e z. Uglanin kishte për qëllim mbështetjen për Deklaratën e Kuvendit të këshilltarëve Shqiptarë në Luginë të Preshevës.

Kryetarja Sinani u shpreh e gatshme për vazhdimin e bashkëpunimit të mëtejmë të Këshillave të pakicës Shqiptare me atë Boshnjake, duke pasur parasysh që Serbia në këtë periudhë është nën monitorimin e BE – së.

Edhe z. Uglanin ishte i mendimit që bashkërendimi i hapave dhe kërkesave duhet të jetë i vazhdueshëm duke pasur parasysh mosgadishmërinë e Serbisë për realizimin e të drejtave të pakicave.

Preshevë, 19.07.2018

Qendra për Informim e
Partisë për Veprim Demokratik

Kommentieren Sie den Artikel

Bitte geben Sie Ihren Kommentar ein!
Bitte geben Sie hier Ihren Namen ein

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

GJEJEMJEKUN.COM – IDEJA QE SYNON TA SJELLE SEKTORIN SHENDETESOR TE KOSOVES NE NJE VEND

Gjetja e nje mjeku, klinike apo sherbimi shendetesor ne...

Si e shteroi Irani arsenalin raketor të Amerikës

Një armëpushim mund t'i ketë dhënë fund luftimeve midis...