Start Kulturë Religjion Religjion/ Dhjetë shkaqet e shlyerjes së mëkateve

Religjion/ Dhjetë shkaqet e shlyerjes së mëkateve

0

DHJETË SHKAQET E SHLYERJES SË MËKATEVE TË MUSLIMANIT DERI NË DITËN E KIJAMETIT
1. Kërkimi i faljes, pas çdo mëkati.
2. Pendimi për shkak të mëkatit të bërë.
3. Veprat e mira të cilat i fshijnë veprat e këqija . Allahu xh.sh. thotë : ” …s’ka dyshim se veprat e mira i shlyejnë ato të këqijat ..”
4. Fatëkeqësitë dhe sprovat të cilat e godasin këtë njeri të dobët. Fatkeqësia më e madhe është vdekja ndërsa më e vogla është thumbimi i therës dhe të nxehtit e diellit.
5. Duaja (lutja) e muslimanëve të mirë të cilët i bëjnë për të.
6. Ashpërsia e dhimbjeve gjatë ndarjes së shpirtit dhe trupit në momentin e vdekjes. E lusim Allahun xh.sh. të na e lehtësoj këtë moment të dhembshëm. Ai me të vërtetë është i Fuqishëm për këtë.
7. Vuajtja në varr.
Nga ai janë të mbrojtur vetëm ata që besojnë në Allahun xh.sh. dhe kanë bërë vepra të mira.
8. Tmerret që njerëzit do ti shohin kur do të ringjallen në Ditën e Gjykimit.
9. Ndërmjetësimi i Muhamedit s.a.v.s.,, ndërmjetësimi i evliave (të dashurve) të Allahut,, i njerëzve të mirë,, i atyre që janë dashtë për Allah,, i anëtarëve të familjes për njëri tjetrin etj..
10. Mëshira nga më i Mëshirshmi Allahu xh.sh.
Kur të zhduken të gjitha shkaqet e tjera, kur fuqia e njerëzve do të dështojë , atëherë Allahu me mëshirën e Tij do ti kaplojë besimtarët.
Do ti mëshirojë, ndihmojë, dhe do të jetë i butë, sepse mëshira e Tij është shpresa jonë e fundit. Ai me të vërtetë është më i Mëshirëshmi i mëshiruesve.”
” O Allah na fal dhe na mëshiro në ditën e kijametit .. ” Amiin
Përshtati
Mr. Ragmi Destani

Keine Kommentare

Kommentieren Sie den Artikel

Bitte geben Sie Ihren Kommentar ein!
Bitte geben Sie hier Ihren Namen ein

Exit mobile version