Start Kulturë Religjion 25 tonë hurma nga Arabia Saudite për Kosovën, Bashkësia Islame e Kosovës...

25 tonë hurma nga Arabia Saudite për Kosovën, Bashkësia Islame e Kosovës nënshkruan marrëveshjen

0

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, ka pritur në takim ambasadorin e Mbretërisë së Arabisë Saudite në Tiranë, Feisal Ghasi Ismail.

Gjatë këtij takimi, Tërnava nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi për pranimin e 25 tonë hurmave nga Arabia Saudite nëpërmjet ambasadës në Tiranë.

“Gjatë kësaj vizite, ambasadori i Mbretërisë së Arabisë Saudite në Tiranë dhe Myftiu i Kosovës biseduan për raportet e shkëlqyera si dhe thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve”, thuhet në njoftimin e Bashkësisë Islame të Kosovës.

Kujtojmë se së fundi shumë besimtarë myslimanë nga Kosova janë nisur për në Meke për ta kryer haxhin atje.

Keine Kommentare

Kommentieren Sie den Artikel

Bitte geben Sie Ihren Kommentar ein!
Bitte geben Sie hier Ihren Namen ein

Exit mobile version