Këshilli Komunal në Bujanoc sot ka aprovuar kërkesën e shtëpisë së shëndetit për punësimin e stafit të ri në kohë të caktuar. Së shpejti pritet leja që këto kuadro të pranohen në kohë të pacaktuar.
Me këtë vendim hapet rruga e punësimit në këtë institucion shëndetësor për 6 mjekë, 1 stomatolog, 7 motra medicionale, 2 shofera dhe 2 ndihmëse.
Financimi i këtyre mjekëve do të bëhet nga buxheti komunal pasi që me vendim të Qeverisë së Serbisë ende nuk është lejuar punësimi apo zëvendësimi i mjekëve në sektorin publikë.
Sipas kryetarit të Komunës duke e pasur parasysh se gjendja është rënduar dukshëm janë detyruar që fillimisht të aprovohet kërkesa për punësim me afat të caktuar që do të jetë 6 muaj. Gjithashtu, kryetari Kamberi ka marë premtime nga Ministria e Shëndetësisë se së shpejti këto kuadro do të marin lejen të punësoohen në afat të pa caktuar dhe të financohen nga buxheti i kësaj ministrie.
Edhe një sukses i pushtetit në Bujanoc, priten të punësohen rreth 20 veta në shtëpinë e shëndetit
Date:

