Cilat pjesë të Kosovës po synon t’i marrë Serbia? Tregon Lutfi Haziri

Date:

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka folur për negociatat e radhës mes Kosovës e Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, që supozohet se do të çojnë drejt një marrëveshjeje përfundimtare mes dy vendeve. Haziri ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se një prej çështjeve thelbësore të diskutimit do të jetë kufiri mes dy vendeve. Sipas Hazirit, Kosova do të mbetet në kufijtë e vitit 1956.
Megjithatë, ai ka thënë se “çështja e Mitrovicës nuk diskutohet… e qytetit të Mitrovicës”.
“Mitrovica, me Zveçan, është jashtë çdo diskutimi”, ka shtuar Haziri në T7. Ai ka thënë se Kosova nuk do t’i pranojë “parimet e lumenjve e të vargmaleve për kufijtë”.Haziri ka thënë se, në bazë të këtyre parimeve, Serbia synon ta marrë lumin Ibër dhe lumin Morava. Kjo, sipas tij, i bie që Serbia të afrohet “një kilometër në vijë ajrore në kufi me Gjilanin”.

Kommentieren Sie den Artikel

Bitte geben Sie Ihren Kommentar ein!
Bitte geben Sie hier Ihren Namen ein

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

GJEJEMJEKUN.COM – IDEJA QE SYNON TA SJELLE SEKTORIN SHENDETESOR TE KOSOVES NE NJE VEND

Gjetja e nje mjeku, klinike apo sherbimi shendetesor ne...

Si e shteroi Irani arsenalin raketor të Amerikës

Një armëpushim mund t'i ketë dhënë fund luftimeve midis...