Plaku 80 vjeçar Fazli Emini nga fshati Caravajkë i komunës së Preshevës çdo ditë përballet me mjerimin dhe varfërin e skajshme. Axha Fazli nga familja ka vetëm një djalë i cili u detyrua që të migrojë në Gjilan për të provuar që ndoshta atje do ti hapet rruga e jetës normale. Por edhe pse kaluan vite mjerimi nuk iku nga familja Emini sepse edhe në Gjilan jetojnë babë e birë në një shtëpi të huaj.
Plakun Fazli e tërheq vendlindja Presheva dhe çdo rast e shfrytzon që të vijë në shtëpin e tij në Stacionin Hekurudhor por siç shihet edhe në foto shtëpia e tij është tepër e vjetër dhe gati se para shembjes, andaj jeta në këtë shtëpi ngërthen në vete edhe rrezikun për të jetuar në te. E axha Fazli ka vetëm një apel për njerëzit e vullnetit të mirë, që ti ndihmojn ta ndërtoj një shtëpi të vogël sa për të pasur kulm mbi kokë dhe që pjesën e mbetur të jetës ta kalojë në kushte sado pak normale.
Apelit të 80 vjeçarit Fazli Emini i bashkangjitet edhe rtvpresheva.com që njerzit e shumtë human të Preshevës të ndërmarrin aksionin e ndihmës për këtë familje, e që axhës Fazli ti plotësohet dëshira që pleqërinë e tij ta jetojë në vendlindjen e ti./rtvpresheva.com/
Date:

