Viti 2016 ka qenë një vit dramatik për bletërritësit. Sipas të dhënave në shkallë kombëtare në Shqipëri, këtë vit janë shuar 40 për qind e koshereve. Shoqata e Bletërritësve të Shqipërisë pohon se nga 360 mijë koshere që numëroheshin gjithsej në të gjithë vendin për vitin 2016, më shumë se 144 mijë koshere nuk e kanë kaluar dimrin. Humbjet llogariten 58 milionë euro. Bletarët e kontaktuar nga “Monitor” bënë si shkaktar kryesor të humbjeve kultivimin masiv të hashashit në vend. Siç deklarojn nga Shoqata e blatarëve të Shqipëris, rreth 80% e bletëve nuk kanë arritur ti mbijetojn dimrit shkaku se thuaj e tërë Shqipëria është mbjellur me kanabis, gjë që ka shkaktuar edhe vdekjen e shumicës së bletëve të cilat janë droguar. Humbjet nga ky shkatrrim parashihen të jenë mbi 60 miljon euro./rtvpresheva.com/

