Sot në Preshevë dhe Bujanoc qëndroi për vizitë ministrja për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave dhe Dialogut Shoqëror znj. Gordana Çomiq, dhe Drejtori i Entit Republikan Statistikor në Serbi z. Miladin Kovaçeviq
Ata në Bujanoc u pritën nga kryetari Nagip Arifi, ndërsa në Preshevë nga kryetari Shqiprim Arifi dhe kryetari i kuvendit Sami Salihu.
Tema e diskutimit ishte regjistrimi i popullsisë i cili pritet të realizohet nga 1 deri më 31 tetor 2022 dhe interesimi i ministres Comiq se a do të regjistrohen shqiptaret apo do të bojkotojnë përsëri.
Kryetari i Bujanocit Nagip Arifi pas takimit ka treguar kushtet që i ka paraqitur ministres serbe që shqiptarët ti përgjigjen pozitivisht regjistrimit të popullsisë si dhe ka theksuar se për këtë çështje do të marin qëndrim të gjitha partitë shqiptare në Luginë
” I njoftova me qëndrimin tim se çështja e regjistrimit të popullësisë shqiptare varet se sa ka vullnet Qeveria e Serbisë t’i plotësojë kushtet e shqiptarëve, me qëllim që mos të ndodhë ajo që ka ndodhur më 2011.
Kërkova nga të pranishmit që t’i mundësohet regjistrimi edhe qytetarëve tanë që përkohësisht jetojnë në botën e jashtme, që regjistruesit në teren të pranohen sipas propozimeve të kryeshefit të administratës komunale, të mundësohet regjistrimi online, si dhe të aplikohen standardet e regjistrimit si në vendet demokratike.
Kërkova, gjithashtu nga ambasadori Brathu që misioni i OSBE-së në Serbi të jetë garantues për një proces të rregullt të regjistrimit.
Në fund, theksova se vendimin përfundimtar për pjesëmarrje apo mospjesëmarrje në regjistrim të shqiptarëve të Luginës së Preshevës do ta marrim në konsultim me të gjitha partitë politike shqiptar” ka deklaruar zoti Arifi
E deri sa kryetari i Bujanocit Nagip Arifi përveç kushteve që i ka potencuar ministres serbe dhe ka theksuar se për këtë çështje të ndjeshme do të marrin qëndrim bashkarisht partitë politike shqiptare, kryetari i kuvendit komunal të Preshevës, Sami Salihu kokë më vete e ka “pre” këtë punë duke theksuar se “si përfaqësues i organit më të lartë legjislativ të Komunës së Preshevës, e ritheksova që politikat bojkotuese të viteve 2010 që penalizuan skajshmërisht qytetarët tanë në aspektin juridik, ekonomik e social, janë pjesë e mbyllur e historisë dhe që Serbia ka momentin e fundit që të qaset seriozisht problematikave në Luginë të Preshevës”.

