Abdixhiku: Mbështetje pa rezervë për guximtarin e shqiptarëve, Shaip Kamberin

Date:

Pas kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi sot edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku i ka dhënë përkrahje të parezervë Shaip Kamberit për ripërsëritjen e zgjedhjeve parlamentare në njësinë numër 6 në Tërnoc

Zoti Abdixhiku ka ftuar elektoratin e Tërnocit që të gjithë të dalin të votojnë të premten për Shaip Kamberin.

Postimi i Lumir Abdixhikut

NË MBËSHTETJE TË SHAIPIT
Këtë të premte, më 27 maj, Shaip Kamberi dhe “Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës” për herë të tretë kërkojnë mbështetjen e shqiptarëve në sigurimin e ulëses së vetme përfaqësimi. Si kandidat i vetëm me gjasë për të shtruar e përfaqësuar zërin e shqiptarëve në Luginë, atij i duhet e gjithë mbështetja e votuesve të Qendrës numër 6 në Tërnoc, për të kthyer prapa padrejtësinë e ripërsëritjes së votimit.
Prandaj ftoj secilin votues shqiptar në këtë qendër të ripërsëritur, që masivisht, këtë të premte, t’u drejtohen kutive të votimit e të mbështesin Shaipin dhe Koalicionin e Shqiptarëve në Luginë.
Shaipi është një patriot i madh. Ai ka qenë një zë i vetmuar por i guximshëm në mbrotjen e të drejtave të shqiptarëve në Luginë. Prandaj, çdo votë për të është votë për zërin shqiptar në Serbi.

Kommentieren Sie den Artikel

Bitte geben Sie Ihren Kommentar ein!
Bitte geben Sie hier Ihren Namen ein

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

GJEJEMJEKUN.COM – IDEJA QE SYNON TA SJELLE SEKTORIN SHENDETESOR TE KOSOVES NE NJE VEND

Gjetja e nje mjeku, klinike apo sherbimi shendetesor ne...

Si e shteroi Irani arsenalin raketor të Amerikës

Një armëpushim mund t'i ketë dhënë fund luftimeve midis...