Për herë të parë në një format si ky, në cilësinë e kryetarit të komunës, Shaip Kamberi, takoi qytetarët e komunës së Bujanocit që veprojnë dhe punojnë në Zvicër. Takimi u mbajt në qytetin e Solothurnit
Në takim morën pjesë edhe përfaqësuesit e të gjitha Shoqatave që veprojnë atje e të cilat përfaqësohen nga njerzit e komunës së Bujanocit por edhe të Luginës së Preshevës. Takimi ishte vllazëror dhe i ngrohtë, ku numri i atyre që erdhën për të takuar kryetarin ishte jashtëzakonisht i madh. Ndër të tjera në takim u vendos që data 1 gusht të shpallet Dita e Mërgimtarëve të komunës së Bujanocit. Diaspora falenderoi kryetarin Kamberi por edhe mysafirët e tjerë për vizitën e realizuar dhe premtoi që Diaspora do të jetë tash e tutje partnere serioze për bashkëpunim në të gjitha sferat. Pjesmarrës në këtë takim ishte edhe deputeti popullor Fatmir Hasani./rtvpresheva.com/
/rtvpresheva.com/
Date:

