Mbahet takimi tradicional “Takimet e Vendlindjes-Tupalla 2017” (Foto)

Date:

Sot më 1 maj, si edhe shum vite me heret, u mbajt “Takimet e Vendlindjes-Tupalla 2017” në fshatin Tuapll të Medvegjes. Para shumë Medvegjasve vendas, atyre të migruar në Kosovë, por edhe nga diaspora, si dhe mysafir të shumtë nga Presheva dhe Bujanoca u prezentua një program i larëmishëm kulturo-artistik nga shoqëri të ndryshme artistike nga Medvegja, e ku atmosferën e ngriti në maksimum këngëtari me prejardhje nga Medvegja Remi.

Fillimisht të pranishmit i përshëndeti ndihmës kryetarja e Komunës së Medvegjes, zonja Leme Xhema e cila edhe është më meritorja për organizimin e shkëlqyeshëm të këti manifestimi. Ajo i dëshiroi mirëseardhje të pranishmëve dhe apeloi që takimet tradicionale të mbahen në vazhdimësi.

Të pranishmit i entuziazmoi fjala e rastit të Kryetarit të PVD-së zotit Riza Halimi i cili bashkë me Kryetaren e Komunës së Preshevës Ardita Sinanin ishin dy politikanët e vetëm nga Lugina e Preshevës pjesmarrës në këtë event. Riza Halimi i cili është mysafir i rregullt çdo vit në “Takimet e Vendlindjes” gjatë fjalës së rastit premtoi se angazhimi për një jetë më të mirë të Medvegjasve nuk do të ndalen kurrë. Gjithashtu të pranishmit i përshëndeti edhe Kryetarja e Preshevës zonja Ardita Sinani.

Në fund për mysafirët u shtrua edhe një drekë dhe u ndanë mirënjohje për figura të ndryshme dhe institucionet, ndër to edhe për Rtv Preshevën për kontributin që jep ky medium në informimin e shqiptarëve të Medvegjes, ku mirënjohjen e pranoi drejtori i Rtv Preshevës z.Shenur Jahiu./rtvpresheva.com

Kommentieren Sie den Artikel

Bitte geben Sie Ihren Kommentar ein!
Bitte geben Sie hier Ihren Namen ein

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

GJEJEMJEKUN.COM – IDEJA QE SYNON TA SJELLE SEKTORIN SHENDETESOR TE KOSOVES NE NJE VEND

Gjetja e nje mjeku, klinike apo sherbimi shendetesor ne...

Si e shteroi Irani arsenalin raketor të Amerikës

Një armëpushim mund t'i ketë dhënë fund luftimeve midis...