Kryetari i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, më 3 dhe 4 maj, do të qëndroj në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, me ç’rast do të takohet me përfaqësuesit e tre pushteteve lokale.
Më 3 maj, në ora 12:00, kryetari i TK-së, Zoran Stankoviq, do të takohet me kryetaren e komunës së Preshevës, Ardita Sinani, në kabinetin e saj në Preshevë, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Trupi Koordinues.
Ndërsa në orën 15:00, Stankoviq, do të takohet me liderët serbë nga komuna e Preshevës dhe Bujanocit.
Më 4 maj, kryetari i TK-se, Zoran Stankoviq, në Bujanoc, do të takoj kryetarin, Shaip Kamberi, me fillim prej orës 9:00.
Ndërsa me fillim nga ora 13:00, Zoran Stankoviq, në Medvegjë, do të takoj, kryetarin e komunës së Medvegjës, Nebojsha Arsiq.
Pas secilit takim, do të ketë edhe prononcim për media./rtvpresheva.com/
happy wheels

