Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë në gjendje kritike.
Nga njoftimet e fundit të afërta me vendin e ngjarjes, në Turi të Bujanocit, një femër është vrarë dhe dy femra të tjera janë të plagosuta rëndë dhe po trajtohen në Qendrën Klinike Universitare të Nishit.
Siç mëson Lugina-Lajmi, grua e vdekur është qëlluar me pistoletë, për motive ende të panjohura.
Nga dy femrat e plagosura, njëra është e moshës së mitur, rrespektivisht 14 vjeçe.
Burimet tejet të afërta me policinë, bëjnë të ditura që gjithë personat e përfshirë në ngjarje të tmerrshme, janë serbe nga Vitia./rtvpresheva.com/

