Siç ka mësuar jo zyrtarisht Lugina-Lajm, një femër ka humbur jetën dhe një tjetër është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në aksin rrugor Bujanoc-Gjilan, saktësisht në hyrje të fshatit Turi të komunës së Bujanoci.
Burime të afërta me Lugina-Lajmin, bëjnë të ditura se bëhet fjalë për vrasje, saktësisht therrje me thikë.
Që të dyja viktimat janë të panjohura për kalimtarët dhe besohet të jenë serbe nga Kosova.

