Pas konsultimeve brenda strukturave të veta Këshillit Qendror, sot, unanimisht aprovoi vendimin që Ragmi Mustafi të jetë kandidati i PVD-së për zgjedhjet e Keshillit Nacional që do të mbahen më 13 nëntor, thuhet në njoftimin e PVD-së raporton rtvpresheva.com
Partia për Veprim Demokratik garon si subjekt i vetëm dhe ka nominuar listën prej 15 kandidatëve duke përfshirë strukturat nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja.
“Me këtë rast ftojmë anëtarësinë, simpatizantët, për të mobilizim që bashkërisht të angazhohemi për të realizuar ambiciet legjitime të politike të shqiptarëve Luginës së Preshevës. Bashkë fitojmë” thuhet në njoftimin e Partisë për Veprim Demokratik

