Forcat ukrainase kanë çliruar sot qytetin Kupyansk, raporton AFP, përcjell rtvpresheva.com
Forcat ukrainase kanë çliruar të gjithë territorin e Kupiansk dhe kanë dëbuar trupat ruse nga pozicionet e tyre të mbetura në bregun lindor të lumit që ndan qytetin verilindor të Ukrainës, raporton The Guardian.
Pjesa më e madhe e Kupyansk, një kryqëzim hekurudhor strategjik, u rimorrë në fillim të këtij muaji si pjesë e një kundërofensivë nga trupat ukrainase në verilindje të vendit.
Disa trupa ruse mbetën në bregun lindor të lumit Oskil. Civilët u larguan në territorin ukrainas ndërsa bombardimet me armë të rënda kanë vazhduar gjatë gjithë kohës.

