“Qendra për Demokraci dhe Edukim – Lugina”, të mërkuren e 22 marsit (nesër), do të organizojë tribunë mbi problemin shumëvjeçar të mosnjohjes së diplomave për studentët shqiptarë nga Presheva, Bujanoc dhe Medvegja, të lëshuara nga universitetet dhe kolegjet e Kosovës.
Tribuna karakterizohet me nismën parlamentare që problem i diplomave të Kosovës, të trajtohet në Parlamentin republikan të Serbisë, ashtu që të zgjidhet sa më shpejt, me që po ndikon çdo ditë e më shumë në shpërnguljen masive të të rinjëve në mungesë të njohjes së diplomave universitare.
Në ketë tribunë përveç studentëve, do të merrë pjesë, deputeti Shaip Kamberi, si i zgjedhuri i popullit që ketë problematikë mund ta shtroj në Kuvendin republikan.
Tribuna, do të mbahet të mërkuren (nesër) me fillim prej orës 12:00h, në zyren e Këshillit Kombëtar Shqiptar e cila ndodhet në ambientet e Shtëpisë së kulturës në Preshevë.
Kjo tribunë, zhvillohët në kuadër të projektit “Dëgjo cili është porblemi im – dua të jetoj këtu”, të financuar nga Unioni Europian.
Andaj ftohen të gjithë studentët dhe të diplomuarit shqiptarë nga Presheva, që të marrin pjesë në diskutim e problemit të mosnjohjes së diplomave, duke mbështet iniciativën parlamentare për zgjidhjen e këtij problem./LUGINALAJM/

