Bislimi: Raporti i DASH-it goditi Serbinë për diskriminimin ndaj shqiptarëve të Luginës

Date:

Faton Bislimi, ka reaguar ndaj publikimit të Raportit të Departamentit të Shtetit të SHBA-ve për Praktikat e të Drejtave të Njeriut 2022.

Bislimi ka treguar se në këtë raport, Serbia kritikohet ashpër për diskriminimin e vazhdueshëm shtetëror ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Në faqet 30-32 të raportit, theksohet se “shqiptarët etnikë ishin subjekt i diskriminimit dhe papunësisë”, dhe se “aplikimi i këtij ligji për të targetuar shqiptarët nënkupton spastrim etnik përmes masave administrative”.

“Shqiptarët etnikë ishin subjekt i diskriminimit dhe papunësisë… Qeveria padrejtësisht i bëri shqiptarët subjekt të pasivizimit për të zvigëluar numrin e shqiptarëve etnikë që jetojnë në Serbi,” thuhet në Raport.

Bislimi ka bërë të ditur se ky është vetëm fillimi i punës për të mbrojtur të drejtat e vëllezërve dhe motrave në Luginën e Preshevës, dhe se Ligja Qytetare Shqiptaro-Amerikane do të vijojë të kontribuojë për të arritur këtë qëllim.

Kommentieren Sie den Artikel

Bitte geben Sie Ihren Kommentar ein!
Bitte geben Sie hier Ihren Namen ein

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

GJEJEMJEKUN.COM – IDEJA QE SYNON TA SJELLE SEKTORIN SHENDETESOR TE KOSOVES NE NJE VEND

Gjetja e nje mjeku, klinike apo sherbimi shendetesor ne...

Si e shteroi Irani arsenalin raketor të Amerikës

Një armëpushim mund t'i ketë dhënë fund luftimeve midis...