Mobilizim i fuqishëm i kryesisë së Forumit Rinor të PVD-së

Date:

Gjatë ditës së djeshme në ambientet e Partisë për Veprim Demokratik, përfaqësuesit e Forumit Rinor të PVD – së patën takim konsultativ me kryetarin e PVD – së, Riza Halimin dhe me kryetaren e degës së PVD – së në Preshevë, Ardita Sinanin.
Në këtë bashkëbisedim të përfaqësuesve të Forumit Rinor me udhëheqësit e Partisë për Veprim Demokratik, u diskutuan problemet me të cilat të rinjtë e komunës tonë përballen.
Ndër të tjera u diskutua edhe acarimi i situatës politike në komunë të Preshevës, pas emërimit të organit të përkohshëm nga ana e Qeverisë serbe, e që të rinjtë e PVD – së e quajtën organ i dhunshëm me mision për degradimin e komunës së Preshevës.
Organizimi i strukturave të Forumit Rinor në të gjitha nëndegët e komunës së Preshevës dhe parapërgaditja për zgjedhjet e ardhshme lokale ishte tema kryesore e cila u debatua në këtë takim konsultativ.
Të rinjtë e PVD – së u shprehën të bindur se ata do të jenë çelësi i suksesit të Partisë për Veprim Demokratik në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Kommentieren Sie den Artikel

Bitte geben Sie Ihren Kommentar ein!
Bitte geben Sie hier Ihren Namen ein

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

GJEJEMJEKUN.COM – IDEJA QE SYNON TA SJELLE SEKTORIN SHENDETESOR TE KOSOVES NE NJE VEND

Gjetja e nje mjeku, klinike apo sherbimi shendetesor ne...

Si e shteroi Irani arsenalin raketor të Amerikës

Një armëpushim mund t'i ketë dhënë fund luftimeve midis...