Ne nje aksident në autostraden A8 ne zbritje te irchenbergs ne drejtim te salsburg te dielen kan humbur jeten 3 persona. Nje ekip i madh shpetimi ishte ne vendin e ngjatjes..
Nga aksidenti i cili ndodhi në shpatin e Irschenbergut në drejtim të Salzburgut tre vetë që humbën jetën ishin shoferi 47-vjeçar dhe gruaja e tij 48-vjeçare që ishte ulur pas tij dhe një pasagjer 69-vjeçar, ishin viktimat e këti aksidenti me fatalitet. Një tjetër pasagjer 71-vjeçar në pjesën e pasme u dërgua në spitalin e Rosenheim me lëndime të rënda.
Sipas njohurive të tanishme që ka grumbulluar portali gjerman br.de, automjeti me katër persona nga Rosenheim i Gjermanis doli nga rruga në të djathtë, në një rrugë me shi dhe u kthye mbrapa kundër një peme. Tre nga katër udhëtuesit e automjeteve thuhet se kan vdekur në vendin e aksidentit, ndërsa njëri po trajtohet në spital. Një skuadër e madhe e forcave shpëtuese dhe dy helikopterë shpëtimi kan dalur në vendin e ngjarjes.
Autostrada në drejtim të ngasjes së Salzburgut u bllokua nga pika lidhëse Weyarn. Trafiku shpërtheu mbi rrugët e devijimit. Trafiku ishte rreth dhjetë kilometra./rtvpresheva.com/

