Pas deklaratave të dy Kryeministrit të Shqipëris Edi Rama dhe Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi se nëse nuk i mundësohet shqiptarëve rruga evropiane do të bashkojn Kosovën me Shqipërinë pasuan reagime të ashpërta si nga ndërkombëtaret poashtu edhe nga përfaqsuesit e Serbisë. Reagimet më të shumta pati ndaj deklaratës së Jonuz Musliut se duhet të përfshihet në këtë bashkim edhe Lugina e Preshevës.
“Sipas mendimit tim, organet shtetërore të Serbisë duhet të reagojnë për separatizmin e hapir të Jonuz Musliut dhe ftesa për luftë” ka thënë ministri i punëve të jashtme Ivica Daçiq për “Alo”, transmeton rtvpresheva.com.
Edhe ministri për punë sociale Aleksandar Vulin ka mendim të njejtë, ai thotë se Musliu fton për luftë të tretë Ballkanike dhe shkelhe të kushtetutës dhe integritetit territorial të Serbisë.
“Këtë duhet ta komentojnë përgjegjësit e organeve shtetërore dhe dukush për këtë duhet të japë përgjegjësi. Kjo nuk është deklaratë politike, as qëndrim personal, por shkelje të kushtetutës dhe integritetit territorial të Serbisë. Ky është vazhdim i saja që ka bërë Edi Rama, pastaj ka vazhduar Hashim Thçi, kjo është thirje për luftë të tretë Ballkanike dhe krijimin e Shqipërisë së madhe” ka thënë Vulin.
Vulin thotë se lufta e tretë Ballkanike nuk do të zhvillohet vetëm në një shtet, por do të përfshijë shumë shtete.
“Asnjëra luftë në Ballkan nuk ka ndodhë vetëm me një shtet, dhe NATO duhet të paralajmërojë Shqipërinë të mos luaj me armë. Ne nuk kemi asnjë kokë foshnje për të hedhur poshtë” ka thënë Vulin.
Edhe kryetari i këshillit për të drejtat e pakicave në parlamentin e Serbisë Meho Omeroviq ka thënë se bashkësia ndërkombëtare, BE dhe shtetet e saj të reagojnë për deklarata të tilla./rtvpresheva.com/

