Aksioni i policisë në Mitrovicë të Veriut: Konfiskohen shok bomba, kanabis…

Date:

Policia e Kosovës ka kryer një aksion në lagjen “Tre Rrokaqiejt” në Mitrovicë të Veriut.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Veton Elshani, tha për Telegrafin se aksioni është kryer në një banesë, ku edhe kanë konfiskuar kartela grafike, shok-bomba dhe poqa elektrikë, që shfrytëzohen për rritjen e bimëve të kanabisit dhe disa mjete të tjera.

“Pas informacioneve të pranuara nga Sektori për Luftimin e Narkotikëve Mitrovica Veri në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale Veri ka kryer një kontroll në një banesë në rrugën e Kolashinit, saktësisht në katin 11 te ‘Tre Rrokaqiejt’”, deklaroi ai.

Elshani tregoi se çfarë ka konfiskuar Policia gjatë aksionit.

“Në banesën që është shfrytëzuar nga S.M. (Kosovar/Serb) janë gjetur dhe konfiskuar 60 kartela grafike, makina antiminer S9, 13 ventilatorë, poqa elektrikë që shfrytëzohen për rritjen e bimëve të kanabisit, llambë elektrike për laborator, 51 fishekë , 8 shok-bomba të modifikuara”.

Zëdhënësi i Policisë bëri të ditur se i dyshuari nuk ka qenë aty gjatë aksionit.

Kommentieren Sie den Artikel

Bitte geben Sie Ihren Kommentar ein!
Bitte geben Sie hier Ihren Namen ein

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

Rrëzohet një avion luftarak MiG-29 i ushtrisë serbe, raportohet për pilot të vdekur

Rrëzohet një avion luftarak MiG-29 i ushtrisë serbe, raportohet...

GJEJEMJEKUN.COM – IDEJA QE SYNON TA SJELLE SEKTORIN SHENDETESOR TE KOSOVES NE NJE VEND

Gjetja e nje mjeku, klinike apo sherbimi shendetesor ne...

Si e shteroi Irani arsenalin raketor të Amerikës

Një armëpushim mund t'i ketë dhënë fund luftimeve midis...