Alarmon shefi i NATO-s: Evropa ndodhet brenda shtrirjes raketore të Koresë Veriore

Date:

Raketat e Koresë Veriore tashmë kanë kapacitet për ta goditur Evropën, gjë që i vë në rrezik anëtarët e NATO-s, ka thënë shefi i aleancës Jens Stoltenberg para një vizite në Japoni dhe Korenë Jugore. Megjithatë, ai ka insistuar se aleanca ushtarake ka aftësi për t’iu përgjigjur çdo kërcënimi.

“Ne e pranojmë se Evropa është futur në shtrirjen raketore [të Koresë Veriore], dhe shtetet anëtare të NATO-s tashmë janë në rrezik”, ka thënë sekretari i përgjithshëm i NATO-s Stoltenberg për gazetën “Yomuiri Shumbun”, transmeton Express.

Ai ka theksuar se NATO i ka mbrojtur vendet e veta anëtare nga kërcënimet e raketave balistike, por nevojiten më shumë përpjekje diplomatike për të gjetur një zgjidhje paqësore për këtë konflikt.

“NATO ka kapacitete dhe vendosmërinë për t’iu përgjigjur çfarëdo kërcënimi dhe agresioni”, e ka bërë të qartë Stoltenberg, duke insistuar se aleanca ushtarake nuk dëshiron luftë.

“Asnjë aleat i NATO-s dhe natyrisht as vetë NATO nuk dëshirojnë luftë… sepse do të ishte katastrofë”, ka thënë ai.

Stoltenberg do ta vizitojë Japoninë sot dhe nesër.

Kommentieren Sie den Artikel

Bitte geben Sie Ihren Kommentar ein!
Bitte geben Sie hier Ihren Namen ein

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

GJEJEMJEKUN.COM – IDEJA QE SYNON TA SJELLE SEKTORIN SHENDETESOR TE KOSOVES NE NJE VEND

Gjetja e nje mjeku, klinike apo sherbimi shendetesor ne...

Si e shteroi Irani arsenalin raketor të Amerikës

Një armëpushim mund t'i ketë dhënë fund luftimeve midis...