Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, e ka falënderuar tashmë ish-ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehajn për bashkëpunimin e ngushtë.
Hovenieri përmes një postimi në Twitter po ashtu i ka uruar Mehajt më të mirat në të ardhmen.
“E shfrytëzojë mundësinë për të falënderuar ish-ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehajn, për shërbimin e tij dhe bashkëpunimin dhe partneritetin tonë tonë të ngushtë gjatë mandatit të tij. Duke ia uruar të gjitha të mirat në objektivat e tij të ardhshëm”, shkroi Hovenier.
Ndryshe, Ejup Maqedonci, është ministri i sapo emëruar i Mbrojtjes, pasi Mehaj dha dorëheqje, për siç tha për arsye familjare.

