Ambasadori Keefe takon kryetarin e PVD-së Riza Halimi

Date:

Gjatë vizitës së tij në Bujanoc, Ambasadori i Britanisë së Madhe, Denis Keefe, ka takuar kryetarin e Partisë për Veprim Demokratik, Riza Halimi.

Në takimin e zhvilluar në zyret e degës së PVD-së në Bujanoc, në mes të ambasadorit Keefe dhe kryetarit Halimi, u bisedua për situatën akatuale politike në Luginë të Preshevës, me theks të veçantë në komunën e Preshevës, ku tashmë Qeveria e Serbisë ka emëruar organin e përkohshëm për udhëheqje të Preshevës.

Pas takimit, në një prononcim ekskluziv për Lugina-Lajm, kryetari i PVD-së, Riza Halimi, ka theksuar se me amabsadorin Keefe, e ka njoftuar për gjendjen e rëndë politike në komunë të Preshevës, ku Qeveria e Serbisë, në emërimin e organit të përkohshëm, ka shkelur disa nga ligjet e vetëadministrimin lokal.

“E njoftova ambasadorin Keefe, se është i papranueshëm fakti për ne, që qeveria serbe, emëron dy anëtarë nga një subjekt politik, që në esencë, përbjnë vvetëm 28% të parfaqësimit të Preshevës, e që është i barabartë me 72% tjetër, në kuvendin komunal të Preshevës” – tha Halimi, pas takimit.

“Aq më flagrant është rasti, kur qeveria në Beograd, emëron një anëtar serb për organ të përkohshëm nga rradhët e SNS-it të Preshevës, kur nga ky nuk ka as edhe një përfaqësues serb në Asamblenë komunale të Preshevës, e që në praktik, ky anëtar serb, po i krijon një shumicë absolute, kryetarit në detyrë, në drejtimin e Preshevës” – deklaroi kryetari i PVD-së, Riza Halimi.

Halimi, theksoi se, deri me 14 nëntor, kryetarja e kuvendit republikan, duhet të i shpall zgjedhjet lokale në Preshevë, në rast mosshpallje, do të nisin hapat konkret të kundërshtimeve./rtvpresheva.com/

Kommentieren Sie den Artikel

Bitte geben Sie Ihren Kommentar ein!
Bitte geben Sie hier Ihren Namen ein

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

GJEJEMJEKUN.COM – IDEJA QE SYNON TA SJELLE SEKTORIN SHENDETESOR TE KOSOVES NE NJE VEND

Gjetja e nje mjeku, klinike apo sherbimi shendetesor ne...

Si e shteroi Irani arsenalin raketor të Amerikës

Një armëpushim mund t'i ketë dhënë fund luftimeve midis...