Ministri i Kulturës, Rinisë e Sportit të Republikës së Kosovës, z.Hajrulla Çeku ka vizituar sot Preshevën ku është pritur nga kryetarja Ardita Sinani, raporton rtvpresheva.com
Revitalizimi i objekteve të trashëgimisë kulturore ishte tema kryesore mes zonjës Sinani dhe zotëri Çekut dhe u tha se ky është një nga prioritetet e bashkëpunimit mes Komunës së Preshevës me Ministrinë e Kulturës, Rinisë e Sportit të Republikës së Kosovës
“Sot patëm rastin ta bisedojmë këtë më konkretisht me Ministrin, z.Hajrulla Çeku, që patëm nderin ta mirëpresim në Preshevë, së bashku me bashkëpunëtorët e tij. Përpos anëtar i Këshillit të Ministrave të Republikës së Kosovës, z.Çeku është edhe njohës dhe veprimtar shumëvjeçar i angazhuar e i dëshmuar në çështje të trashëgimisë kulturore, turizmit, planifikimit urban dhe mjedisit Ai ka jo vetëm dijen dhe përvojën, por edhe vullnetin e pasionin për të kontribuar dhe bashkëpunuar me Komunën e Preshevës, duke përkrahuar në të ardhmen projekte konkrete në fushën e kulturës, rinisë e sportit” deklaroi zonja Sinani
Pos tjerash, mysafirit nga Kosova ju prezantua Shtëpinë e Kulturës me Teatrin, Zyrën për të Rinj, SHKA “Presheva”, Bibliotekën dhe RTV Preshevën
Ministri dhe Kryetarja Ardita Sinani u pritën po ashtu në zyrën e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Preshevë, nga kryetari z.Ragmi Mustafi

