Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi dhe ai i kuvendit Sami Salihu kanë pritur sot Ministren për të Drejtat e Njeriut, Minoritetet dhe Dialog Shoqëror të Serbisë, Gordana Çomiq
Në lidhje me takimin është prononcuar ish kryetarja Ardita Sinani e cila deklaroi se “Samiu dhe Shqiprimi deri sa refuzojnë takimet me Qeverinë e Kosovës, takohen dhe i luten Qeverisë së Serbisë”.
Reagimi i plotë i znj.Sinani
REFUZO TAKIMET ME QEVERINË E KOSOVËS, TAKO DHE LUTË QEVERINË E SERBISË
Siç paralajmëruam edhe u bë.
Shqiprimi dhe Samia menjëherë i qenkan përgjigjur ftesës për takim Ministres së Qeverisë së Serbisë.
Madje edhe duke e lutur që të jenë këta bashkëbisedues të Beogradit.
I njëjti Shqiprim dhe Sami që refuzuan ftesat e Qeverisë së Kosovës.
Pse po duan me çdo kusht të jenë ata në dialog me Qeverinë e Serbisë duke i ikur njëkohësisht Qeverisë së Kosovës?
Këtë e kuptojmë më mirë në ndërkohë.

