Ardita Sinani zgjidhet kryetare e Degës së PVD në Preshevë, Ilir Zylfiu nënkryetar, Shkëlqim Mahmudi sekretar

Date:

Pas përfundimit të zgjedhjeve në degën e Bujanocit, Partia për Veprim Demokratik sot ka përfunduar zgjedhjet partiake edhe në degën e Preshevës

Me vota unanime të delegatëve, kryetarja e deritashme e Degës së PVD-së në Preshevë, Ardita Sinani është rizgjedhur për kryetare dege.

Ilir Zylfiu nga nëndega e fshatit Tërrnavë është zgjedhur gjithashtu me vota unanime për nënkryetar dege, sikurse Shkëlqim Mahmudi i cili u zgjodh për sekretar.

Gjithashtu, delegatët e pranishëm, në një garë dhe konkurrencë të fortë, kanë zgjedhur edhe kryesinë e degës së Preshevës prej 15 anëtarëve.

Kujtojmë se PVD muajve të fundit ka zhvilluar zgjedhje që nga nëndegët dhe tani pas kompletimit të zgjedhjeve në degën e Preshevës dhe të Bujanocit, e së shpejti procesi do të përfundojë edhe në degën e Medvegjës, do të pason edhe zgjedhja e kryesisë së re të përgjithshme si dhe kryetari i partisë

“E nderuar dhe mirënjohëse deri në përulje ndaj çdo anëtari të Kuvendit të Degës së Partisë për Veprim Demokratik në Preshevë që sonte në mënyrë unanime më rikonfirmuan për kryetare të Degës.
Mbi të gjitha rikonfirmimi nga anëtarët e Kuvendit që unë të vazhdoj të jem në krye të Degës, është shumëfish më shumë përgjegjësi” ka deklaruar pas rizgjedhjes Ardita Sinani

Sinani ka uruar edhe 15 anëtarët e kryesisë së re të degës

“Shfrytëzoj rastin që t’i uroj për zgjedhjen e tyre në Kryesinë e Degës edhe 15 anëtarët tjerë, me të cilët bashkarisht do të formojmë ekipin udhëheqës të strukturës së PVD-së në Preshevë, në mënyrë që shumë shpejt të formojmë edhe ekipin që do të udhëheq me Komunën e Preshevës. Do të jemi të palëkundur që të përballemi me sfidat politike që na paraprijnë”

“E garancën që me sukses t’i bëjmë ballë sfidave që na presin, përveç gatishmërisë së përbashkët për angazhim, do të na udhëheq edhe përgjegjësia e ruajtjes së historisë së subjektit që për më shumë se tri dekada ruajti primatin e organizimit të vetëm politik i cili tubon shqiptarët e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit” ka theksuar Ardita Sinani

Kommentieren Sie den Artikel

Bitte geben Sie Ihren Kommentar ein!
Bitte geben Sie hier Ihren Namen ein

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

GJEJEMJEKUN.COM – IDEJA QE SYNON TA SJELLE SEKTORIN SHENDETESOR TE KOSOVES NE NJE VEND

Gjetja e nje mjeku, klinike apo sherbimi shendetesor ne...

Si e shteroi Irani arsenalin raketor të Amerikës

Një armëpushim mund t'i ketë dhënë fund luftimeve midis...