Dy oficerë doganorë në vendkalimin kufitar të Preshevës u arrestuan për shpërdorim detyre, ndërsa një person u arrestua për kontrabandën e rrobave dhe mallrave të tjera në Serbi, deklaroi MPB e Serbisë.
Ka bazë për dyshim se B. M, i cili është i punësuar në Zyrën Doganore të Preshevës, ka ndikuar kolegun e tij S. T. që t’i mundësojë qytetarit T. të kontrabandojë mallra me vlerë 50,000 dinarë nga Maqedonia duke mos kontrolluar fare automjetin e të dyshuarit, raporton gazeta VranjeNews.
Z. ka blerë mallra tekstili dhe mallra të përzier në Maqedoni pa dokumentacion të origjinës dhe ka hyrë në Serbi në mënyrë që të shmangë kontrollin e automjeteve.
Ata u arrestuan duke ju caktuar mbajtja deri në 48 orë dhe u ngritën padi penale kundër tyre./www.rtvpresheva.com/

