Bashkimi Demokratik i Luginës dhe partia e sapoformuar nga ish anëtarët e APN-së, Nisma e re për Preshevën e Gazmend Aliut do të dalin si koalicion në zgjedhjet e 24 dhjetorit. Kështu njoftoi Muhamet Mustafa, kryetar i shtabit zgjedhor i BDL-së. Z.Mustafa gjithashtu njoftoi se ky subjekt politik së shpejti do të fillojë me grumbullimin e nënshkrimeve për përkrahjen e listës zgjedhore. Muhamet Mustafa tha se BDL është e përgaditur për zgjedhjet e ardhshme lokale ku shpresojn të marrin numër sa më të madh të këshilltarëve dhe të luftojm të keqen e madhe që po i ndodh Preshevës momentalisht./www.rtvpresheva.com/
BDL dhe Nisma e re për Preshevën dalin në zgjedhje me listë të përbashkët
Date:

