Behluli: Komuna e Preshevës e vetmja në Serbi që nuk ka shpallur konkurs për media

Date:

Prononcim nga pozita e Personit Zyrtarë !

Shkruan Nexhat Behluli: Anëtarë i Këshillit Ekzekutiv të Unionit Gazetarëve të Pamvarun në Serbi #NUNS.
Nexhat Behluli prej fillimit të vitit 2018 në zgjedhjet e rregullta të NUNS-it me shumicë votash është zgjedhur Anëtarë i Këshillit Ekzekutiv në garë nga 5 të nominuarit e përfaqësuesve të pakicave Kombëtare që jetojnë në Serbi. Nga 8 mbledhjet e rregullta të Këshillit Ekzekutiv të NUNS-it për vitin 2018 ku janë diskutuar tema dhe problematika të shumta të Gazetarve dhe Mediave, kësaj here po jua veçoj njërën nga Temat më të diskutuara !
Në 155 Komunat e Serbisë, nga shumica prej tyre NUNS-it i kan arritur ankesa dhe vërejtje nga Mediat Lokale elektronike dhe të shkruara për mospërfilljen e kritereve të Konkursit dhe ndërhyrje të Kryetarëve të Komunave në ndarjen e mjeteve Buxhetore të dedikuara Mediave Lokale pjesëmarëse në Konkurse .
Vetëm Komuna e Preshevës është në mesin e 155 në Serbi e cila mjetet finansiare të parapara me pozicion vjetor nga Buxheti i komunës të cilat i ka ndarë jo përmes Konkursit apo shpalljes publike por me vendim të kryetarit të komunës. Ky veprim i kryetarit të komunës së Preshevës është kundër ligjorë, kryetarëve të komunave tjera në Serbi as mendja nuk guxon ti shkoje ta bëjnë ndarjen e paras publike pa ju nënshtruar procedurës të Konkursit sepse ju frigohen ndjekjes penale kurse kryetari i komunës së Preshevës kët e bën dhe nuk ndjeket penalisht, Pse, Çysh dhe kush e lejon apo e mbron ate në këto veprime ne nuk e dim !
Mos shpallja e Konkursit për ndarjen e mjeteve Buxhetore Komunale për informim, zyrtarisht quhet “informisanje od javnog značaja” është bër me qëllim për ta eliminuar Radio Televizionin Presheva nga konkurimi.
Lusim Mediat Lokale nga Presheva që ta publikojnë këtë informacion të cilin gjithësesi duhen ta dinë edhe Këshilltarët e K.Komunal.
Nexhat Behluli
Anëtarë i Këshillit Ekzekutiv NUNS.

Kommentieren Sie den Artikel

Bitte geben Sie Ihren Kommentar ein!
Bitte geben Sie hier Ihren Namen ein

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

GJEJEMJEKUN.COM – IDEJA QE SYNON TA SJELLE SEKTORIN SHENDETESOR TE KOSOVES NE NJE VEND

Gjetja e nje mjeku, klinike apo sherbimi shendetesor ne...

Si e shteroi Irani arsenalin raketor të Amerikës

Një armëpushim mund t'i ketë dhënë fund luftimeve midis...