Bislimi pas shkurtimit të buxhetit për KKSH-në: BE-ja nuk po e sheh si po diskriminohen shqiptarët në Luginë

Date:

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së Serbisë që t’i shkurtohet buxheti Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë të Preshevës, raporton rtvpresheva.com

“Kështu duket minoriteti më i diskriminuar në Evropë. Spastrimi etnik nëpërmjet metodave administrative, tash po vazhdohet edhe me shkurtimin e buxhetit të Këshillit Kombëtar Shqiptar. Por, ndoshta BE-ja ende nuk e sheh këtë si veprim të njëanshëm të Serbisë. Prandaj, nuk ka nevojë për përshtatje dhe nuk ka shqetësim për implikimet për popullatën shqiptare. Kosova dënon padrejtësinë e Serbisë ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Ne qëndrojmë të fortë dhe të vendosur për të luftuar për barazi dhe trajtim të drejtë”, ka shkruar Zëvendëkryeministri në platformën “X”.

Kujtojmë që dje, Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe Minoriteteve të Serbisë pa asnjë arsyetim i ka ulur buxhetin Këshillit Kombëtar Shqiptar për 1 milion dinarë.

Kommentieren Sie den Artikel

Bitte geben Sie Ihren Kommentar ein!
Bitte geben Sie hier Ihren Namen ein

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

Rrëzohet një avion luftarak MiG-29 i ushtrisë serbe, raportohet për pilot të vdekur

Rrëzohet një avion luftarak MiG-29 i ushtrisë serbe, raportohet...

GJEJEMJEKUN.COM – IDEJA QE SYNON TA SJELLE SEKTORIN SHENDETESOR TE KOSOVES NE NJE VEND

Gjetja e nje mjeku, klinike apo sherbimi shendetesor ne...

Si e shteroi Irani arsenalin raketor të Amerikës

Një armëpushim mund t'i ketë dhënë fund luftimeve midis...