Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, Komuna e Bujanocit, ka bërë të ditur se, punimet në çarshinë e vjetër të Bujanocit, po shkojnë drejt përfundimit.
Kështu, gjatë ditës së sotme, janë vendosur ulëset për shëtitor dhe ndriçimi publik në këtë pjesë të rë të sheshit të qytetit.
“Me vendosjen e ulëseve dhe instalimin e ndriçimit, u rrumbullaksua projekti i Çarshisë së vjetër në Bujanoc. Projekti i Çarshisë së vjetër u vlerësua si projekt kreativ dhe diçka ndryshe nga qytetarët e Komunës së Bujanocit” – thuhet në postimin e fundit të Komunës së Bujanocit.
Projekti për ndërtimin e çarshisë së vogël, është realizuar nëpërmjet një projekti të bashkëfinancuar nga Ministria e Turizmit të Serbisë dhe Komunës së Bujanocit, me vlerë prej afro 10 milionë dinarëve./Lugina-Lajm/

