Persona të panjohur kanë demoluar sot pllakën përkujtimore të dëshmorëve të UÇPMB – së te penda e Rahovicës në Preshevë, raporton rtvpresheva.com
Ky vandalizëm antishqiptarë ka shkaktuar indinjatë të thellë te qytetarët e komunës së Preshevës.
Gjithashtu, ka reaguar edhe Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptarë, Ragmi Mustafi
REAGIM
Me shqetësim dhe të indinjuar po përcjellim lajmin për demolimin e pllakës përkujtimore të dëshmorëve të UÇPMB – së te penda e Rahovicës në Preshevë.
Raste të tilla nuk i kontribuojnë stabilitetit dhe sigurisë në Luginë, në një kohë ndjeshme në të cilën po kalon rajoni.
Aktet e tilla qyqare sado në dukje të rastësishme, në prag të zgjedhjeve parlamentare për herën e 4 në vendvotimin nr.6 në Tërnoc, ngrit tensionet dhe nxit frikën kolektive dhe pasigurinë tek shqiptarët!
Gjykojmë dhe dënojmë akte të tilla provokuese të papranueshme. Ftojmë organe ligjzbatuese zbardhjen e këtij rasti dhe rasteve të ngjashme të provokimeve kundrejt shqiptarëve në Luginë që janë në shërbim destabilizim të situatës politike në rajon.

