Dy deputetët republikan nga Partia Përparimtare Serbe (SNS) e Kryetarit Vuçiç qënndruan në ndërtesën e komunës së Preshevës. Deputeti Dragan Stevanoviç i njohur me nofkën Boske nga Surdulica si dhe bashkëpartiaku i ti Novica Tonçev nga Vranja sipas informatave të pa konfirmuara janë takuar me Kryetarin e Organit të përkohshëm z.Shqiprim Arifin. Se cili ishte qëllimi i vizitës ende nuk dihet pasi që z.Arifi nuk ka ftuar mediat në këtë takim, kurse në rrjetet sociale qarkullojn foto ku shihen deputetët duke dalë nga takimi me z.Shqiprim Arifi dhe në foto shihet edhe anëtari i Organit të përkohshëm nga radhët e SNS-it Branko Trajkoviç.
Përndryshe partit opozitare e sidomos Kryetari i UDSH-së Naser Aziri në një seancë të kuvendit komunal kishte akuzuar Shqiprim Arifin se bashkëpunon ngusht pikërisht me këta dy deputet që sot ishin në Preshevë. Kurse Shqiprim Arifi pati deklaruar se nuk i njeh deputetët në fjalë dhe as nuk e di se çka është Surdulica.
Deputetët republikan (SNS) vizituan komunën e Preshevës
Date:

