Deputeti Hasani: Lugina ti bashkangjitet Kosovës

Date:

Përfaqësuesi i Partisë për Veprim Demokratik në Parlamentin e Serbisë, Fatmir Hasani, tha se pret që në bisedimet midis Prishtinës dhe Beogradit të diskutohet edhe për Luginën e Preshevës, që përfshinë komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë. Hasani tha se pret që zgjidhja të jetë në atë mënyrë që këto komuna t’i bashkëngjiten KosovësAi i tha agjencisë Beta se kërkesa zyrtare për përfshirjen e Luginës së Preshevës në negociatat ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës në Bruksel është shkruar në një letër, të cilën përfaqësuesit e Këshillit Kombëtar të shqiptarëve dhe kryetari i Bujanocit, Shaip Kamberi i kanë dërguar Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Federica Mogherini dhe Qeverisë së Kosovës, raporton REL. “Ne besojmë se do të jemi të përfaqësuar në negociata”, ka thënë Hasani.
Ai ka thënë se “kërkesa jonë lidhet vetëm me bashkëngjitjen në Kosovë, pasi mendojmë se është e mundur të arrihet një marrëveshje e pranueshme që sjell paqe të qëndrueshme midis Prishtinës dhe Beogradit”.

Kommentieren Sie den Artikel

Bitte geben Sie Ihren Kommentar ein!
Bitte geben Sie hier Ihren Namen ein

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

GJEJEMJEKUN.COM – IDEJA QE SYNON TA SJELLE SEKTORIN SHENDETESOR TE KOSOVES NE NJE VEND

Gjetja e nje mjeku, klinike apo sherbimi shendetesor ne...

Si e shteroi Irani arsenalin raketor të Amerikës

Një armëpushim mund t'i ketë dhënë fund luftimeve midis...