Deputeti Hasani ngrit çështjen e mos punësimit të mjekëve shqiptarë: “Nga 600 të punësuar në Spitalin e Vranjës, asnjë nuk është shqiptar”

Date:

jatë seancës së Kuvendit republikan të 26 tetorit, në të cilën Qeveria i përgjigjet pyetjeve të deputetëve gjithashtu me pyetje kryetares së Qeverisë, Ana Brnabiq u paraqit edhe deputeti i Partisë për Veprim Demokratik, Fatmir Hasani.

Me këtë rast deputeti Hasani paraqiti pozitën e pavolitshme të Shqiptarëve në Serbi, që është dukshëm në nivel më të ultë se pozita e pakicave tjera, sepse nuk po realizohen as të drejtat e parapara me ligjet dhe Kushtetutën e Serbisë, e mos të flasim për standardet e Unionit Europian që aktualisht janë të paarritshme për Shqiptarët raporton Luginalajm.

Në këtë drejtim deputeti jonë theksoi se pozita e Shqiptarëve në Serbi është aktualisht e pakrahasueshme me pozitën e Serbëve në Kosovë që kanë në Qeverinë e Kosovës tri ministri, një zëvendës kryeministër dhe shumë gjykatës në të gjitha nivelet e sistemit gjyqësorë të Kosovës.

Gjithashtu si ilustrim të pozitës së rëndë të Shqiptarëve në Serbi deputeti paraqiti faktin se gjersa në shumë komuna në Serbi shkalla e papunësisë është vetëm 6 % në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë kemi papunësi rekorde prej mbi 60%.

Si shembull konkret e paraqiti Spitalin e Vranjës, ku prej 600 të punësuarve asnjë nuk është i përkatësisë nacionale Shqiptare edhepse në rrethin e Pçinjës jetojnë rreth 30 % Shqiptarë.

Kryetarja e Qeverisë serbe nuk ishte në gjendje që konkretisht të përgjigjej në pyetjen se çka po ndërmerrë Qeveria për t’i zgjidhur këto çështje të ndieshme mirëpo premtoi se së shpejti do të sigurojë vlerësimin për realizimin e Programit 7 pikësh të Qeverisë serbe të vitit 2013.

Kommentieren Sie den Artikel

Bitte geben Sie Ihren Kommentar ein!
Bitte geben Sie hier Ihren Namen ein

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

GJEJEMJEKUN.COM – IDEJA QE SYNON TA SJELLE SEKTORIN SHENDETESOR TE KOSOVES NE NJE VEND

Gjetja e nje mjeku, klinike apo sherbimi shendetesor ne...

Si e shteroi Irani arsenalin raketor të Amerikës

Një armëpushim mund t'i ketë dhënë fund luftimeve midis...